Fitorja historike e Ballkanit merr jehonë edhe në Kroaci, mediumi i njohur shkruan për kampionët e Kosovës

Fitorja historike e Ballkanit merr jehonë edhe në Kroaci, mediumi i njohur shkruan për kampionët e Kosovës

Ballkani regjistroi dje fitoren e parë dhe historike në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës fituan në udhëtim te Sivasspori me rezultatin 3:4.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Yeni 4 Eylul” dhe ishte e vlefshme për raundin e tretë në Grupin G.

Fitorja e Ballkanit ka marrë jehonë edhe në Kroaci. Mediumi i njohur nga ky vend, “index.hr” ka publikuar një artikull lidhur me ndeshjen.

Artikullin e publikuar kushtuar ndeshjes në fjalë, mediumi kroat e nisi me titullin: “Për herë të parë në histori, një klub nga Kosova fitoi një ndeshje evropiane”.

Kujtojmë se Ballkani është lider në grup me 4 pikë, aq sa kanë edhe Sivasspori, Slavia e Pragës dhe Cluji.

Ndryshe, ndeshja e radhës për Ballkanin do të jetë sërish kundër Sivassporit, më 13 tetor – por, kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Related Articles