Klubi basketbollist “Trepça” fitoi mbrëmë me një rezultat të ngushtë 58:55 ndaj “Yllit”.
Gjatë kësaj ndeshje u panë emocione të forta. Por ajo çka ra në sy pas fytyrës së Trepçës ishte një djalosh i quajtur Asdren Begu, i cili shpërtheu në lot pas fitores.
Gjatë një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “Gjesi”, Asdren Begu tha se është rritur me dashurinë ndaj Trepçës.
“Unë për herë të parë kam shkuar për ta shikuar Trepçën kur kam qenë vetëm 1 vit. Trepça më sjell emocione të forta. Dhe kur të rritëm dua të bëhem basketbollist”, tha Begu për T7.
Ndryshe, Asdren Begu, është djali i liderit të tifozëve mitrovicas “Torcida”.