Boksieri shqiptar, Florian Marku, do të ngjitet në ring pas një kohe të gjatë, ku do të përballet me Dylian Moran, më datën 2 shtator.
Marku, gjatë gjatë së djeshme ishte në Manchester, për t’u njohur me kundërshtarin dhe për t’i zhvilluar intervistat.
Në momentin e intervistës, iu afrua boksieri Chris Kongo, i cili po e pengonte.
Boksieri shqiptar i kërkoi largimin nga aty, por Kongo nuk e dëgjoi, madje e injoroi.
Kjo gjë bëri që të nxehen gjakërat, ku Marku e goditi Kongon. Situata u qetësua më pas, pas ndërhyrjes së personave që ishin aty pranë.