Formohet grupi punues për monitorimin e ligjit anti-COVID

Formohet grupi punues për monitorimin e ligjit anti-COVID

Komisioni për Shëndetësi gjatë mbledhjes së sotme ka formuar grupet punuese për monitorim të zbatimit të dy ligjeve, atë për Shëndetin Mendor dhe ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, raporton Gazeta Enigma.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Burim Karameta do ta kryesoj grupin punues të monitorimit të ligjit për Shëndetin Mendor, i cili tha se meqenëse ky ligj ka ngecje në zbatueshmëri duhet të bëhet një analizë rreth kësaj çështje për të parë se a ka nevojë për amandamentim.

Anëtar të këtij grupi punues janë edhe deputetë, Haxhi Avdyli, Armend Zemaj, Shemsedin Dreshaj, Uran Ismajli dhe Fatmire Kollçaku.

“Kur kam propozuar nuk e kam bërë që unë të jem udhëheqës i këtij grupi, do t’i marrim vendimet bashkërisht. Natyrisht jam i gatshëm për ta bërë një gjë të tillë, ekzistojnë disa komponentë, disa grupe, ekzistojnë disa institucionet të cila duhet të qeverisin aktivitetin e tyre, të zhvillojnë duke u bazuar në bazë të këtij ligji të shëndetit mendor dhe natyrisht ka çalime në implementim të tij, dhe po mendojmë që të bëhemi ne si organ promotor në mënyrë proaktive ta shikojmë në detaje këtë ligj të shikoj të gjitha komponentet e saj të shikojmë a kemi nevojë ta amandamentojmë apo ndryshojmë atë apo jo apo vetëm në intervenojmë dhe të bëjmë shtytje dhe mbështetje që të implementohet në përgjithësi”, tha Karameta.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu u vendos që të kryesojë grupin punues për ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në këtë grup punues do jenë anëtarë edhe deputetë Armend Zemaj, Labinot Demi-Murtezi, Shemsedin Dreshaj, Mirsad Shkreta dhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku.

“Mendoj që këto dy ligje që i kemi vendosur që t’i monitorojmë brenda kësaj periudhe kohore jam dakord që Karameta ta udhëheqë këtë grup punues, do ishte mirë që këto grupe punuese të jenë me nga pesë anëtar me një përfaqësim të të gjitha subjekteve politike do kishte me na kryer punë bukur shumë….Unë do jem me grupin punues për monitorimin e Ligjit Anti-COVID pasi kam qenë edhe propozues i atij monitorimi të atij ligji jam i gatshëm edhe me udhëheqë nëse dakordoheni bashkërisht, por sigurt që kemi me pas punë gjatë monitorimit”, tha ai.

Edhe në këtë u ngrit si çështje rishqyrtimit të emërimit të Komisionit të Shëndetësisë dhe rikthimin e fushëveprimtarisë së mirëqenies sociale.

Ishte kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, e cila tha se kërkesa e saj me mbështetjen e deputetëve anëtarë të komisionit u procedua në seancë, por në mungesë të votave nuk u procedua tutje.

“Atë ditë në seancë ju e dini se unë si kryetare e komisionit e kam dërguar që të rishqyrtohet edhe njëherë çështja e pjesës së mirëqenies duke e ditur se kur janë konstituar në Kuvend kanë qenë Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie, ndërkohë është larguar komponenta për punë dhe në këtë mandat jemi vetëm Komision për Shëndetësi, edhe pse nuk kam pasur dyshime që çështja për mirëqenie do adresohet edhe në Komision për Buxhet e kam marrë si obligim që t’i adresohemi meqenëse nuk ka marr mbështetje”, tha ajo.

Related Articles