Forumi Intektual E-30 i bashkohet Nismës

Forumi Intektual E-30 i bashkohet Nismës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar sot një zhvillim të rëndësishëm për partinë e tij, duke deklaruar se Forumit të Intelektualëve i bashkohet zyrtarisht Nismës. Në një konferencë për media, Limaj e cilësoi këtë bashkim si një lajm të mirë për partinë dhe për skenën politike të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

“Sot është një lajm i mirë për Nismën. Nga sot e tutje, Forumit të Intelektualëve i bashkohet Nismës Socialdemokrate dhe këta njerëz do të jenë pjesë e pandashme e jona. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e vizionit tonë për një Kosovë më të zhvilluar dhe të bashkuar,” u shpreh Limaj.

Sipas kreut të Nismës, ky bashkim do të sjellë një dimension të ri në programin e partisë, duke integruar ide dhe ekspertizë nga intelektualët që do të kontribuojnë në politika më të avancuara për zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi dhe çështje të tjera me interes nacional.

Related Articles