Mbreti i futbollit, Lionel Messi, e ka fituar për të shtatën herë ‘Topin e Artë’.
Njëri nga futbollistët i cili ka pasur kënaqësi të luaj përballë Messit është qendërmbrojtësi i SC Gjilanit, Franc Veliu.
Veliu ishte paraqitur në miqësoren mes kombëtares së Shqipërisë dhe Argjentinës në vitin 2011.
Veliu mbrëmë ka folur për ‘Fax News Albania’ ku ka treguar se Messi sipas tij është më i miri i të gjitha kohërave.
‘Pa dyshim se Messi është më i miri i të gjitha kohërave në futboll. T’ia jepesh Messit ‘Topin e Artë’ nuk është asnjëherë e gabuar. Unë jam fans i Messit dhe besoj që nuk ka vend për gabim këtu’, tha Veliu.
Gjithashtu, qendërmbrojtësi ka folur për emocionet që ka pasur kur është përballur kundër futbollistit më të mirë në botë.
‘Është ndryshe ta shohësh Messin në televizion dhe imagjino sa emocione të përcjellë vetëm duke e shikuar përmes televizionit. Jam shumë me fat dhe i lumtur që një nga idhujt e mi në futboll është Messi dhe pata mundësi të luaj në fushën e blertë. Messi është një nga lojtarët që ka vënë në vështirësi mbrojtësit më të mirë në botë.