Macron flet për pezullimin e vizave për kosovarët, Macron: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq

Macron flet për pezullimin e vizave për kosovarët, Macron: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmendi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama pezullimin e vizave për Kosovën.

“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiq dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm”.

“Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha Macron, shkruan Euronews.

Related Articles