Franca rihapi sot muzetë, Austria restorantet, Nju Jorku hoqi maskat, popujt e disa vendeve perëndimore gjenden sot pak më të lirë falë një rënieje të epidemisë, ndryshe nga India që vazhdon të jetë e zhytur në një krizë shëndetësore në rritje.
Pas gjashtë muajsh jetë të ngadaltë, francezët mund të nisin nga sot të hanë ose të pinë një gotë në lokale, këto të fundit ishin kufizuar me 50% të kapaciteteve të tyre të pritjes dhe në gjashtë persona në tryezë.
Restorantet dhe kafenetë do të presin 9 qershorin për të pritur klientët në salla.
Kinematë, teatrot dhe muzetë francezë mund të presin sërish publik, të maskuar, me shifrat maksimale të pjesëmarrjes. Dhe fillimi i shtetrrethimit shtyhet me dy orë nga ora 21:00 deri në orën 06:00.
Kjo heqje e pjesshme e kufizimeve u vendos pas një uljeje të qarkullimit të virusit, që megjithatë mbetet i lartë (rreth 14 000 raste të reja në ditë mesatarisht) dhe një fuqizimi të fushatës së vaksinimit në një vend ku pandemia ka shkaktuar 108 000 të vdekur. ATSH