Frashër Krasniqi liston emrat që sipas tij janë punësuar e kanë lidhje me VV-në

Frashër Krasniqi liston emrat që sipas tij janë punësuar e kanë lidhje me VV-në

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka publikuar emrat e disa prej të cilëve pretendon se janë të punësuar nëpër institucione gjatë javëve të fundit, dhe që sipas tij, kanë lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Enigma.

Lista e publikuar nga Krasniqi, fillon me familjarin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për të vazhduar me mbesën e deputetit Jahja Koka e deri te aktivisti Rron Gjinovci.

Në fund, ai ka ironizuar duke shkruar “era shtet”.

Postimi i tij i plotë:

– Nipi i Besnik Bislimit,

– Mbesa e Jahja Kokës (deputet i VV),

– Shkurte Aliu (militante e VV),

– Gratë e dy shefave të VV në Vushtrri,

– Axha i Glauk Konjufcës,

– Vëllau i Fitim Ukës (deputet i VV),

– Gruaja e Xhevdet Pozharit (analist i VV),

– Vigan Qorolli (analist i VV),

– Rron Gjinovci (analist i VV),

– Djali i axhës së Haxhi Arifit…

Era shtet.

Related Articles