Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se janë duke u shtuar operatorët tanë specialistë për qitje të mprehtë
Ai në një postim në Facebook shkruan se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove tona në të gjitha profilet.
“Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike”.
“Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion.Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, shkruan më tej Mehaj.