Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas informimit nga terreni në lidhje me mos marrjen e pagave të punëtorëve shëndetësor në kujdesin parësor kanë kërkuar nga ana e faktorëve relevant që punëtorët shëndetësor sa më parë t’i marrin pagat e tyre njësoj sikurse punëtorët shëndetësor të kujdesit dytësor dhe tretësor.
Sipas një njoftimi për media, thuhet se deri më tani janë konsultuar edhe nga zyrtarët komunal por edhe ata të Ministrisë së Financave të cilët asnjëra palë nuk japin sqarim konkret.
“Vonesa e pagave të punëtorëve shëndetësor është e papranueshme dhe e dënueshme, andaj kërkojmë që sa më shpejt të ekzekutohen pavarësisht kush është përgjegjës për këtë vonesë. Mos të bëhen lojëra në kurriz të punëtorëve shëndetësor të cilët janë në shërbim të qytetarëve për 24 orë”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Enigma/