Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani shkruan historinë me Real Madridin

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani shkruan historinë me Real Madridin

Pas një periudhe me COVID-19, Kosovare Asllani është kthyer dje në mbrëmje në fushën e lojës me Real Madridin.

Futbollistja me prejardhje nga Kosova e ka shkruar historinë me klubin madrilen në konkurrencën e femrave.

Asllani me Real Madridin mposhti Manchester Cityn me rezultat minimal, 0:1.

Golin e vetëm e shënoi Zornoza Sanchez, derisa Asllani luajti nga minuta e 86-të.

Mitrovicasja që doli pozitive me koronavirus në fund të muajit gusht, mungoi në duelin e parë që përfundoi 1:1 në Spanjë.Shorti për fazën e grupeve do të tërhiqet më 13 shtator.

Related Articles