G7: Sulmi rus ndaj Ukrainës, kërcënim për rendin botëror

G7: Sulmi rus ndaj Ukrainës, kërcënim për rendin botëror

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuar (G7) e kanë quajtur pushtim rus të Ukrainës “kërcënim serioz” për rregullin botëror dhe tha se presidenti rus, Vladimir Putin e vendosi veten në anën e gabuar të historisë duke nisur një luftë në Evropë.

Deklarata e G7-ës u lëshua pas takimit virtual që liderët zhvilluan më 24 shkurt, në ditën kur Rusia nisi operacion ushtarak ndaj Ukrainës, që u dënua nga shtetet në mbarë botën.

G7 tha se është “gati të veprojë” për ndërprerjet e mundshme të furnizimit me energji dhe tha se është gati të mbështesë me ndihmë humanitare, pasi pritet të ketë një valë të refugjatëve dhe personave që do të zhvendosen./GazetaEnigma/

Related Articles