Gashi për rastin e Astrit Deharit: Prokuroria për arsye të panjohura po vepron në mënyrë selektive

Gashi për rastin e Astrit Deharit: Prokuroria për arsye të panjohura po vepron në mënyrë selektive

Avokati i familjes së ish-aktivistit Astrit Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se Prokuroria s’po e lejon atë të kryejë punën e avokatit, pasi s’u lejua të hënën të jetë prezent gjatë intervistimit të ministres Albulena Haxhiu.

Ai ka thënë para mediave se Prokuroria po vonohet në rastin e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se “ajo po vepron në mënyrë selektive”

“Prokuroria për arsye të panjohura po vepron në mënyrë selektive sepse me dhjetëra dëshmitarë që janë marrë në pyetje në këtë ndërtesë, i ka lejuar dhe ka kërkuar të jem pjesëmarrës, ndërsa në raste të caktuara shumë të ndjeshme s’ka lejuar. Rasti i Astrit Deharit është më i dhimbshmi në Kosovën e pasluftës…Prokuroria fatkeqësisht s’po lejon që ta kryejmë punën tonë si avokat, respektivisht si përfaqësues juridik të familjes së Astrit. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të sqarojë dhe do t’iu përgjigjet pyetjeve konkrete që Prokuroria e ka autorizuar Policinë”, ka shtuar Gashi.

Ai ka folur edhe për mundësinë e ankesës ndaj prokurorit Afrim Shefkiu.

“Prokurori duket se i ka arsyet e veta për të cilat ne do të kërkojmë sqarime , se pas takimit me familjen e Astritit dhe të shohim a do t’i drejtohemi Këshillit Prokurorial, apo a do të ankohemi ne sepse është e patolerueshme të veprojë në mënyrë të tillë. Po i bie se Prokurori mund të ketë arsye të tjera për të cilat neve nuk na njofton, që në prizmin tim është duke i shkelur dispozitat ligjore”, ka shtuar ai para mediave.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka kryer dëshminë e saj në Policinë e Kosovës për rastin e vdekjes së ish-aktivistit Astrit Dehari.

Related Articles