Gashi për vjedhjen e provave në IML: Prapa vrasjes së Astritit janë grupet kriminale

Gashi për vjedhjen e provave në IML: Prapa vrasjes së Astritit janë grupet kriminale

Tomë Gashi, avokati i familjes së ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, ka bërë një reagim të gjatë pasi ministrja e Drejtësisë, me anë të një konference të jashtëzakonshme për media, tregoi se të mërkurën në mbrëmje janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë.

Sipas Gashit, asgjë nuk është e rastësishme, teksa shtoi se vjedhja e provave ne Institutin e Mjekësisë Ligjore e vërteton edhe një herë se prapa vrasjes se Astritit qendrojnë grupe mirë të organizuara kriminale.

“Fshehja e vrasjes se Astrit Deharit eshte diqka qe e kan pase qellim grupet e organizuara Kriminale qe nga momenti i vrasjes se tij me 5 Nentor 2016 ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren”, shkroi ai në Facebook.

Gashi thotë se “nuk është e rastësishme qe këta vetëm 30 minuta pas vrasjes së Astritit e kualifikuan si vetëvrasje sepse ishin në ndikim te shefave te tyre politik”.

Ai u shpreh po ashtu se “nuk është e rastësishme qe Kryeprokurori i atëhershëm i Prokurorisë Themelore në Prizren z. Sylë Hoxha vetëm disa ditë pas vrasjes së Astritit tentoi që ta mbyll si vetëvrasje”.

“I njejti eshte permendur edhe ne aferen Pronto per arsyje qe te gjith i dijme. Nuk eshte e rastesishme qe ne Burgun e Prizrenit kishte dyer te fshehta qe te dergonin ne ndertesen e Policise ku sipas Familjareve te Naser Makollit i cili ishte ne qeli me Astritin per 78 dite, Astriti naten merrej ne pytje nga dikush por jo zyrtarisht…”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Gashi në Facebook theksoi se “nuk është e rastësishme as vdekja e Naser Makollit në Qendrën e Paraburgimit ne Lipjan, i cili u dërgu nga qendra e paraburgimit në Prizren së bashku me gardianët e Qendrës së paraburgimit në Prizren të cilin nuk e lanë vet asnjë moment deri sa edhe ai vdiq në burg”.

“Nuk eshte e rastesishme qe Instituti i mjeksise ligjore ne zvicerr e vertetoj vrasjen e Astrit Deharit duke e eleminuar teorin e Vetvrasjes dhe duke gjetur ADN te personave te trete…
Nuk eshte e rastesishme qe ekspertiza shtrejt e Instituti i Mjeksise Ligjore ne Zvicer e konfirmoi ekspertizen e mehershme dhe e vertetoi ate qe supozohet qe ne Zvicer jane derguar prova te manipuluara. Nuk eshte e rastesishme qe per ta manipuluar opinionin kamerat e sigurise se Koridorit te Burgut ne Prizren para se ti ket edhe vet Prokuroria u publikuan ne nje Televizion ne Prishtine”.

“Nuk eshte e rastesishme qe vrasjen e Astrit Deharit me mish e me shpirt po tentojn qe ta fshehin ne qdo menyre ata te cilet per Arsyje qe vetem ata i dijne po mundohem me i “ruajt” vrasesit e Astritit, Shtytesit ne Vrasje dhe ata qe po e fshehin Vrasjen per me teper se 6 vite. Nuk eshte e rastesishme qe te vidhen edhe provat ne institucionin e mjekesis ligjore ne Prishtine. Familja e Astrit Deharit dhe shpirti i Astrit Deharit kerkon DREJTESI”, përfundoi ai.

Related Articles