Edhe sot ka vijuar procesi i konvertimit të patentë shoferëve, nga ilegalë serbë, në ata të Republikës së Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut Veton Elshani, ka bërë të ditur se numri i kërkesave për t’u pajisur me patentë shofer “RKS” sot ka qenë 93.
Numri më i madh i kërkesave të parashtruara ka qenë më i larti në Zveçan – 22.
Në Mitrovicë të Veriut janë bërë 22 kërkesa, ndërkaq numër më të vogël ka pasur në Zubin Potok (20) dhe Leposaviq (20).
Kërkesa janë parashtruar edhe në këto qytete: Dragash (1), Fushë Kosovë (1), Kamenicë (1), si dhe Graçanicë (2).
Numri i përgjithshëm i kërkesave të parashtruara, deri më sot, është 2827.
Mundësia për konvertimin e patentë shoferëve u është ofruar qytetarëve serbë nga 9 maji.
Afati për konvertimin e tyre do të jetë deri më 9 gusht.