Raketa janë hedhur në drejtim të Jeruzalemit nga Gaza, midis tensioneve në mes të Izraelit dhe Palestinës. Asnjë lëndim nuk u raportua, megjithëse parlamenti i Izraelit u evakuua ndërsa tingëllonin sirenat, raporton BBC.
Sundimtarët e Hamasit në Gaza kishin kërcënuar të sulmonin, pasi që qindra palestinezë u plagosën në përleshjet me policinë izraelite të hënën. Ditët e kaluara kanë parë dhunën më të rëndë në qytet pas shumë viteve. Më shumë se 300 palestinezë u plagosën në konfrontimet me policinë izraelite jashtë xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalemin Lindor.