Gazeta Austriake Kurier ka raportuar për gjendjen me COVID-19 në Kosovë. Momentalisht, Kosova gjendet shumë mirë krahasuar me shtetet fqinje, por edhe më larg. Në kohën kur e gjithë bota po mbyllet, Kosova nuk shënon raste të reja.
Nëse pyet njerëzit vendas Kosovar lidhur me COVID-19, ai jep një shpjegim interesant: “Korona praktikisht nuk ekziston më sepse të gjithë e kanë pasur tashmë”, raporton Kurier.
Një vështrim i statistikave tregon se në fund të verës Kosova kishte valën më të keqe deri më tani që nga fillimi i pandemisë. Intervali 7-ditor ishte pak më pak se 2000 raste në fund të gushtit dhe klinikat u kërcënuan me kolaps.
Fillimi i shkollës u shty me dy javë, u vendosën kufizime për daljet gjatë natës në të gjithë vendin, u vendosën distanca minimale dhe kërkesa strikte për maska (gjithashtu në natyrë).
Intervali 7-ditor momentalisht është vetëm 9 raste. /Gazeta Enigma/.