Flet Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Sportit.
Para ndeshjes, zakonisht mbahen konferencat për shtyp nga ekipet përkatëse.
Konferenca e Spanjës nuk shkoi mirë, pasi që disa gazetarë sportiv të Kosovës nuk u lejuan të futen në sallën e konferencave, pasi ishte e mbushur me gazetarë spanjollë.
Gazeta “Sheshi” e ka kontaktuar Kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, Edmond Thaçi, i cili ka folur për këtë cështje:
Sipas Thaçit, mysafirët kanë kuotë më të madhe në protokoll, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i ndalojnë gazetarët.
“Edhe unë jam njëri prej tyre që nuk munda të futem brenda sepse edhe unë isha në stadium. Por, këta po arsyetohen se është mbushur salla e konferencës dhe nuk lejohet për shkak të distancës, kjo është arsyeja e tyre. Eshtë mbushur salla me gazetarë spanjollë, kanë qenë edhe disa vendorë, por pak. Në konferencën e Spanjës (mysafire) u takon më shumë kuotë atyre me protokoll, por nuk do të thotë kjo që duhet t’i ndalojnë gazetarët”, tha Thaçi.