Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka dështuar në dialog.
Gërvalla tha se premtimet e Lajçakut karshi Kosovën s’kanë pasur vlerë as 24 orë derisa ai ka shkuar në Beograd.
“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati. Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, tha Gërvalla në RTK.
Më tej, Gërvalla ka folur edhe për draft-statutin e Asociacionit, për të cilin tha se nuk e fsheh se i njëjti nuk është i mirë.