Gërvalla: Kam biseduar me Berishajn, s’ka indikacione të ketë diçka të vërtetë nga ajo që u fol

Gërvalla: Kam biseduar me Berishajn, s’ka indikacione të ketë diçka të vërtetë nga ajo që u fol

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se ka pranuar një deklaratë disafaqëshe me shkrim nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pasi dyshohet për përfshirjen e tij në një skandal të madh financiar në Slloveni, shkruan Gazeta Enigma.



Gërvalla tha se Berishaj ka qenë në ministri dhe kanë biseduar rreth kësaj çështje, teksa shtoi se ajo ende e konsideron si kampanjë të bazuar në një shkrim të një mediumi slloven.

“Unë kam biseduar me autoritete të shteteve të ndryshme në lidhje me këtë dhe deri në këtë moment nuk ka asnjë indikacion që akuzat e përmendura në atë artikull të atij medium mund të ketë diçka të vërtetë në të”, është shprehur Gërvalla.

Tutje, ajo tha se ambasadori nuk pezullohet ose shkarkohet në bazë të një informacioni të një mediumi pa pasur informacione të tjera.

“E patë që Prokuroria e Malit të Zi e dha një informacion që kanë pasur hetime dhe ka rezultuar se nuk ka asnjë vepër penale që mund ta ketë kryer ambasadori Berishaj”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Ajo tha se Martin Berishaj gëzon besimin e institucioneve dhe do ta vazhdojë punën si ambasador i Kosovës në Kroaci./GAZETA ENIGMA/

Related Articles