Sot janë bërë 40 vjet nga vrasja e vëllezërve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Me rastin e përvjetorit të tyre, ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, ka përkujtuar të ndjerët.
Gërvalla, njihërit e bija e Jusuf Gërvallës, se sot familja e saj do të jetë të varrezat në Dubovik.
“Së bashku me miq të familjes, shokë të Babit dhe të Bacës Bardhosh, banorë të Dubovikut dhe qytetarë të moshave të ndryshme nga Dukagjini dhe e gjithë Kosova, familja jonë do të jetë nesër në orën 11 në vendlindjen tonë Dubovik, tek varrezat në të cilat pranë nënës Ajshe prehen nën bli, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla”, tha Gërvalla.
“Mirënjohja jonë e thellë iu përket të gjithë atyre, që prej katër dekadash na kanë qëndruar pranë duke na e bërë më të lehtë përballimin e këtyrë ditëve jo të lehta për ne”, shkroi në fund.
Ndryshe, atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.
Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se disa të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit luftojnë mes tyre. /Gazeta Enigma/.