Gërvalla pas takimit me Osmanin: Kemi nevojë për më shumë bashkëpunim

Gërvalla pas takimit me Osmanin: Kemi nevojë për më shumë bashkëpunim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka falënderuar ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, për punën që OSBE është duke e bërë që Kosova të jetë sa më demokratike.

Në një konferencë të përbashkët për medie, ajo shtoi se më tej e ka falënderuar siç tha për zgjedhjen e sidave evropiane të përbashkëta.

Gërvalla tha se të dy shtetet kanë nevojë që të bashkëpunojnë edhe më shumë në shumë fusha, duke shtuar se duhet që të implementohen edhe marrëveshjet e Berlinit.

“Sot pata kancerin të përshëndes homologun tim në cilësinë e tij si kryesues i OSBE-së. Biseduam për zhvillimet në Kosovë e në botë. Për rolin që OSBE-ja ka luajtur në Kosovë, e falënderova ministrin për kontributin që OSBE bënë sot të që ndihmojnë për një Kosovë me demokratike”.

“Falënderova kolegun për punë e tij angazhimin në zgjidhjen e sfidave evropiane që kemi. Falënderova Osmani edhe në cilësinë e ministrit për bashkëpunimi që e kemi me Maqedoninë e Veriut, diskutuam për bashkëpunimin në shumë fusha. U pajtuam që kemi nevojë që të punojmë më shumë. Biseduam edhe për implementimi e marrëveshjeve të Berlinit, të dy u pajtuam që të gjitha shtet që kanë nënshkruar këto marrëveshje duhet t’i implemntojnë”, tha ajo .

Related Articles