Gërvalla përfaqëson Kosovën në takimin Ukrainë-Evropa Juglindore

Gërvalla përfaqëson Kosovën në takimin Ukrainë-Evropa Juglindore

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përfaqësoi Kosovën në takimin e dytë ministror në formatin Ukrainë – Evropa Juglindore.

Ky takim u mbajt në kuadër të Forumit të Dubrovnikut dhe u bashkëkryesua nga Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andriy Sibiga, dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Përmes komunikatës së përbashkët të miratuar në takim, ministrat riafirmuan mbështetjen e palëkundur për Ukrainën. Po ashtu, u ritheksua përkushtimi për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Tërheqja e plotë e forcave dhe pajisjeve ruse nga e gjithë territori i Ukrainës, ndalja e armiqësive dhe rikthimi i plotë i integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht mbeten thelbësore për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme,” thuhet në komunikatë.

Related Articles