Giresse: Kemi marrë një rezultat të mirë, duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen e ardhshme

Giresse: Kemi marrë një rezultat të mirë, duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen e ardhshme

Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Qipros.Dardanët arritën fitore solide në udhëtim me rezultat 0-2.

Valon Berisha dhe Edon Zhegrova shënuan golat për fitoren e kombëtares së Kosovës në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.


Trajneri i Kosovës, Alain Giresse i cili mori poashtu fitoren e parë nën drejtimin e Kosovës u shpreh i lumtur që e kanë nisur mbarë ciklin e Ligën e Kombeve.


“Nuk më ka pëlqyer pjesa e parë, kemi filluar mirë në Ligën e Kombeve, kemi marrë një rezultat të mirë”, tha fillimisht Giresse.
“Duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen e ardhshme, duhet të bëjmë një përformancë sa më të mirë në ndeshjen ndaj Greqisë”, përfundoi ai.

Related Articles