Afatin prej 15 ditëve për të aplikuar për Kryeprokuror e kanë shfrytëzuar vetëm gjashtë prokuror, ka njoftuar Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Gjashtë gprokurorë kanë aplikuar për poziten e Kryeprokurorit të Shtetit, shkruan Gazeta Enigma.
Prokurorët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë:
Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit;
Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;
Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe
Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
“Sa i përket numrit të saktë të prokurorëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit duhet pritur aplikacionet e tjera eventuale, të cilat mund të pranohen përmes Postës”, ka njoftuar KPK-ja.