Gjashtë të infektuar me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë të infektuar me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 10 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.325, derisa në total janë infektuar 107.749 persona.

MSH-ja bën të ditur se janë kryer 1.933 testime, derisa në total në vend për COVID-19 janë testuar 671.056 persona.

Në Kosovë 2.258 pacientë kanë vdekur nga COVID-19.

Related Articles