Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe autobusi në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se aksidenti ka ndodhur më saktësisht në fshatin Lluzhan rreth orës 13:00.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar gjashtë persona të lënduar”, deklaroi ai.Ndërkaq, policia nuk ka dhënë detaje tjera rreth shkaktimit të aksidentit.Duhet përmendur se për shkak të kushteve atmosferike, dhe mospërshtatjes së shpejtësisë, ditë më pari pati aksidente me fatalitet.
Policia vazhdimisht apelon për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të komunikacionit./Gazeta Enigma/