Gjendje e rëndë në kryeqytet pas vërshimeve

Gjendje e rëndë në kryeqytet pas vërshimeve

Reshje të mëdha shiu përjetoi mbrëmë Prishtina, shi ky i cili për pak orë arriti t’i mbush me ujë, e t’i bëjë pothuajse të pakalueshme rrugët e asaj që kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama e pati quajtur “Prishtina e Përjetimeve”.

Drejtori i Emergjencave në komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica të dielën tha se gjendja është e rëndë.

“Jemi në Qendrën Operative duke pranuar shumë thirrje të qytetarëve. Gjendja momentale është tejet e rëndë. Aktualisht jemi duke bërë listën e prioriteteve. I kam angazhuar ekipet në terren për të intervenuar”, tha Fushtica për Klan Kosova.

“Edhe dy ekipe kujdestare të zjarrfikësve janë në punë”, tha ai.

Prej lagjeve të cilat ka pasur vërshime dhe janë prekur më së shumti ishin, Rruga C, Kodra e Trimave, Emshir, Kalabria dhe të tjera.

Related Articles