Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Në “Dragodan” të Prishtinës, sot janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë të ditur mbetjet janë gjetur ka pas gërmimeve të planifikuara, të cilat janë bërë me urdhëresë të Gjykatës përkatëse.

Ai ka deklaruar se mbetjet do të dërgohen në IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjekoligjore, si dhe do të vazhdojnë gërmimet e planifikuara për gjetjen e mundshme të mbetjeve të tjera.

“Në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës, EULEX-i, Prokuroria, IML-ja dhe Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit. Gërmimi ka qenë i planifikuar, pas dyshimeve tona për mbetje mortore nga lufta e fundit, në afërsi të varrezave në Dragodan”, ka thënë Haliti.

Related Articles