Punëtorët e kompanisë së pastrimit në Prizren “Eko Regjionit”, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome, e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije, të shtunën, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në raportin e policisë thuhet se mbetjet mortore dyshohet se i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.
“Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës”, thuhet në raportin e policisë. / Gazeta Enigma.