Pas kërkimeve intensive, është gjetur edhe trupi i katërt nga aksidenti i rëndë që ndodhi dje në fshatin Rashçe pasi vetura ra në lumin e Vardarit.
Mbrëmë u nxorën trupat e tre viktimave, ndërsa një fëmijë pesëvjeçar mbijetoi dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Tre viktimat e mbrëmshme raportohet të jenë gra të familjes Arsllani nga fshati Gërçeci i Komunës së Sarajit në Maqedoni të Veriut.