Policia e Ferizajt ka njoftuar se është gjetur i vdekur 55-vjeçari Naim Idrizi, i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familja, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se rasti për zhdukjen e Idrizit është raportuar mbrëmjen e së enjtes.
55-vjeçari është gjetur pa shenja jete në veturën e tij, në afërsi të fshatit Bablak të Ferizajt.
“Me datë 16.09.2021, rreth orës 21:00 në Stacionin Policor në Ferizaj është raportuar rasti “Person i zhdukur” i moshës 55 vjeçar (m/Kosovar). Sot me datën 17.09.2021 Njësitet Policore kanë ndërmarrë veprimet operative/hetimore, ku rreth orës 11:00 Policia ka pranuar informacione se një veturë me një person brenda veturës gjendet në fushat afër fshatit Bablak-Ferizaj. Të gjitha Njësitet relevante Policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e personit në veturë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndryshe, i ndjeri ishte shpallur i zhdukur prej datës 15 shtator.
Derisa këtë e ka konfirmuar familjari i tij përmes një shkrimi në Facebook, ku i njejti ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.