Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Viktima është gjetur i shtrirë në një kanal, ndërkaq vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
“Pejë 08.12.2021-08:02. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në një kanal. Të gjitha njësitet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.