Në Pejë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij një person i gjinisë mashkullore.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Gazetën “Enigma”.
“Rreth orës 15:55 në rrugën Kuvendi i Lezhës në Pejë, është gjetur një person pa shenja jete. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.