Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në Shtërpcë, Policia jep detaje

Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në Shtërpcë, Policia jep detaje

Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Jazhincë të Shtërpcës, shkruan Enigma.

Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim teknikët rajonal.

Tutje, ai shtoi se me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.

“Me datën 23.11.2024 rreth orës 07:30 në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person në oborrin e shtëpisë kishte vërejtur trupin e një personi pa ndjenja dhe kishte lajmëruar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla e policisë dhe mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Shtërpcës , të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit Z. S ( M/K) i moshës 61 vjeçar .Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi u pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”, ka thënë Veseli. 

Related Articles