Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një burri i cili thuhet se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, të dielën pas orës 17:00.

“Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi. / Gazeta Enigma.

Related Articles