Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur sot pasdite në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Viktima është 76 vjeçar.

Sipas Zëdhënësit të Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, njoftimi për personin pa shenja jete është pranuar rreth orës 16:00. Ekipi i policisë së Kosovës së bashku me mjekët emergjent ka konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 76 vjeç. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Pllana.

Related Articles