Një person është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në Prizren, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.
Tutje Gashi ka njoftuar se rastin në polici e kishte paraqitur vëllai i viktimës, i cili kishte treguar se ka humbur kontaktin me të.
“Policia ka pranuar një informatë se në rrugën Ekrem Rexha, është gjendur një trup i pajetë i shtrirë në rrugë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë marrë të gjitha veprimet dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë. Sipas ankuesit, vëllait të tij thuhet se me të njëjtin e ka humbur kontaktin dhe reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm kurse ekipi i emergjencës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi./Gazeta Enigma/