Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Ymer Prizreni’.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, i cili ka treguar se policia ka hasur në një burrë, i cili ishte pa shenja jete.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. “Sot, rreth orës 10:30, Policia ka pranuar informatën se në rrugën Ymer Prizreni në Prishtinë gjendej një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën, një mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” ka thënë Pllana.
