Gjendet pa shenja jete një i moshuar në Pejë

Gjendet pa shenja jete një i moshuar në Pejë

Një burrë i moshës 84-vjeçare, mbrëmjen e sotme, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në Pejë, një person është pa shenja jete.  Policia menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull i lindur me 1941″, ka thënë Rugova.

Sipas tij, me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Related Articles