Është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku thuhet se njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku edhe ëshë konstatuar vdekja derisa në afërsi është sekuestruar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore
“Një mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se, kishte hasur në një trup të pajetë . Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar dhe në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.