Gjendet pa shenja jete, Policia po heton vdekjen e një burri në Gjakovë

Gjendet pa shenja jete, Policia po heton vdekjen e një burri në Gjakovë

Policia të hënën ka njoftuar se ka filluar hetimet për vdekjen e një burrit në Gjakovë, pasi i njëjti është gjetur pa ndjenja në shtëpi, raporton Gazeta Enigma.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Emergjencë, ndërsa familjarët kanë thënë se ai ka pasur probleme me zemër.

“HETIM I VDEKJES- Gjakovë / 13.04.2025 – 23:15. Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor pasi i njëjti sipas familjarëve kishte mbetur pa ndjenja në shtëpi. Ekipi mjekësor në emergjencë ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore me zemër. Me urdhër të prokurorit është incuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” / Gazeta Enigma.

Related Articles