Mërgimtarët kanë filluar të shkojnë nga Kosova, teksa në pikat kufitare këtë të premte kanë filluar kolonat, raporton Gazeta Enigma.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet më të mëdha këtë mëngjes janë tek Dheu i Bardhë deri në një orë, ndërsa pritjet në hyrje janë deri në pesë minuta.
Ndërsa, pritjet në dalje në Merdarë janë deri në 20 minuta.
Hyrjet daljet në pikat tjera janë deri në pesë minuta pritje.