Gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, në pikën kufitare të Bernjakut, pritjet për automjetet janë relativisht të shkurtra, me kohë hyrjeje dhe daljeje nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona në hyrje dhe dalje.

Në Merdarë, për automjetet kohë pritjeje në hyrje është 3-5 minuta, ndërsa për daljen koha është më e gjatë, rreth 30 minuta, megjithatë nuk ka kolona në hyrje dhe dalje.

Në Jarinje pritjet janë më të gjata për automjetet, ku koha e hyrjes shkon deri në 30 minuta, ndërsa dalja nga pika kufitare zgjat 10-15 minuta.

Në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, kohë pritjeje për hyrje është 3-5 minuta, ndërsa për daljen koha është deri në 15 minuta.

Related Articles