Gjendje e qetë në pikat kufitare gjatë sezonit të verës

Gjendje e qetë në pikat kufitare gjatë sezonit të verës

Gjendja në pikë kalimet kufitare në Kosovë është e qetë, anipse ka filluar sezoni i verës, raporton Gazeta Enigma.

Ndonëse tashmë kanë filluar të vijnë në atdhe edhe bashkatdhetarët nga vendet e ndryshme të Evropës, në pikat kufitare nuk raportohet për kolona të gjata.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, derisa kolona më të gjata vërehen në hyrje të Vërmicës.

Në raportin e kësaj qendre thuhet se kolona në hyrje të Vërmicës është e gjatë 150 metra, kurse pritjet janë 10 deri në 15 minuta.

Related Articles