Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën, derisa janë shënuar 2 mijë e 957 raste pozitive, raporton Gazeta “Enigma”.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.806 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 10.781 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 458 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.705.
Në total numri i rasteve aktive është 17.743. / Gazeta Enigma.