Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njofton për gjendjen e pacientëve me COVID.
Në njoftim bëhet e ditur se në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë gjithsej 157 pacientë të konfirmuar me COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë
Sipas komunikatës, nëntë prej këtyre pacientëve, janë fëmijë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. /Gazeta Enigma/.