Gjermania ka lehtësuar masat antiCOVID për të shëruarit dhe të vaksinuarit.
Ambasada e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se të premten është votuar ligji për lehtësimin e masave për qytetarët që jetojnë në Gjermani e që janë shëruar apo vaksinuar, transmeton Gazeta Enigma.
“Kufizimet e kontaktit dhe daljes nuk zbatohet më për njerëzit e vaksinuar dhe shëruar. Kjo do të thotë që, për shembull, njerëzit që janë vaksinuar dhe shëruar nuk llogariten më në takimet private. Kufizimet e daljes gjatë natës sipas Ligjit për Mbrojtjen e Infeksionit gjithashtu nuk zbatohen për këto grupe njerëzish. Lejohen edhe aktivitetet dhe ndalesat e kësaj natyre”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ambasada e Gjermanisë.
“Këto masa vlejnë edhe për udhëtarët, përkatësisht ata që mund të dëshmojnë që janë vaksinuar dy herë, apo kanë kaluar virusin dhe paraqesin provat e sipërmendura dhe udhëtojnë”. /Gazeta Enigma/