Gjilan, arrestohet gruaja e kërkuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjilan, arrestohet gruaja e kërkuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Policia në Gjilan e ka arrestuar një grua e cila kishte qenë e kërkuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.



E njëjta është e dënuar me burgim dy vjet e gjashtë muaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 18.01.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar kosovare F.J. (1982)”.

“Ajo ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës zyrtare’’ nga neni 422 i KPRK-së”.

“Pas përfundimit të procedurave e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”.

Related Articles